Mbledhje Borxhi
![](../images/debt.jpeg)
Mbledhja e detyrimeve të prapambetura nënkupton grumbullimin e pagesave të vonuara nga bizneset që nuk kanë paguar paratë që ata kanë borxh për mallra ose shërbime. Nëse nuk trajtohet menjëherë dhe në mënyrë korrekte, vonesa në pagesa mund të ndikojë seriozisht në biznesin tuaj. Vonesat mund të ndikojnë negativisht në fluksin e parasë, qarkullimin, vlerësimet për qëllime kreditimi dhe madje edhe në reputacionin e biznesit tuaj. Kur lindin këto situata pasja e një strategjie efikase për menaxhimin e vonesave është thelbësore për të trajtuar dhe zgjidhur problemin. Mbledhja e detyrimeve të prapambetura mund të jetë e vështirë dhe prandaj është gjithmonë mirë që të veprohet shpejt dhe me ndihmën e një avokati të trajnuar dhe me përvojë në fushën e mbledhjes së detyrimeve të prapambetura. Me ane te stafit tone realizojme mbledhje e borxhit duke realizuar te gjitha procedurat ligjore duke perfshire dhe ne ane gjyqesore, deri ne zgjidhjen me sukese te ketij problem. Profesionalizmi , përkushtimi dhe angazhimi i stafit të kualifikuar të Konini Consulting ka rezultuar në një nivel të lartë të borxheve te mbledhura me kliente te profileve te ndryshme. Zgjidhni Suksesin!
Jemi te gatshem tju ndihmojme.
Na kontaktoni per cdo paqartesi